Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 yë mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe janë ulur poshtë me çarçafë.
Teksa dy të tjerët janë kapur sërish nga policia dhe janë kthyer ne qeli, Pula vazhon të jetë në arrati.
27-vjeçari akuzohet për tentative vrasje, grabitje dhe trafik droge, ndërsa është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare.
Mediat italiane raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej ne burg i ka kryer jashtë Italisë.
Në vendin ku ai u arrestua në muajin shkurt, agjetët kishin gjetur disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihet një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve.