Armë pa leje dhe municion luftarak, arrestohet pronari i një servisi makinash  në Dibër

Policia ka vënë në pranga pronarin e një servisi makinash në Dibër, pasi gjatë kontrollit në ambientin e punës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fishekë.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet  një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri,  strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit  R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fishekë.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 10.04.2022 09:09