Armë pa leje dhe kanabis, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas, L. Xh., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore dhe E. T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.08.2021 10:51