Armando Sadiku, ka marrë një vendim në lidhje me karrierën e tij në futboll. Sulmuesi që ka luajtur 38 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 12 gola si kuqezi, ka lënë pas një sezoni Mohun Bagan në Indi dhe është bashkuar me rivalët e FC Goa.
Sezonin e shkuar Sadiku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola me Bagan, duke fituar edhe trofeun e kampionatit dhe Kupës.
Duket se forma e mirë e treguar nga 33-vjeçari ka bërë që të ketë shumë fansa dhe FC Goa të ofrojë një shumë të majme për ta marrë në ekip.
Kështu, Sadiku mbetet sërish në Superligën e Indisë, por këtë herë me një klub dhe fanellë të re.
Turbina, Gramozi, Elbasani, Locarno, Lugano, Zurich, Vaduz, Legia, Levante, Malaga, Erzurumspor, Bolivar, Las Palmas, Cartagena dhe Mohun Bagan, këto janë skuadrat ku ka luajtur Sadiku.