Gjatë një operacioni policor nga shteti Italian është bërë i mundurarrestimi i 6 personave, të cilët ishin hajdutë furgonash, vlera e të cilave shkonte deri në 1 milionë euro.
Karabinierët e në Milano arritën që të vinin në pranga 6 “skifterët”, 5 italianë dhe 1 shqiptar, të cilët në harkun kohor të dy viteve kishin vjedhur 14 furgonë, vlera e të cilëve arrinte në 1 milionë euro.
Të arrestuarit janë 29-58 vjeç. Gjatë hetimeve, në mars 2021, karabinierët kishin gjetur 4 furgona në një magazinë në Rosate, të gjithë të pa regjistruar, të vjedhura pak ditë më parë brenda një kompanie në Assago./albeu.com