Aplikacioni “Akt1visti”, Berisha: Po kërkojnë ta kthejnë administratën në seksion të PS-së

Kreu i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar skandal “çështjen Akt1visti”, pasi ndër personat që i japin like, share dhe komente qeveritarëve janë dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare.

Në një intervistë për A2Cnn, Berisha tha se me anë të këtij aplikacioni qeveria po kërkon ta kthejë administratën në një seksion të Prtisë socialiste.

Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1ist”. Cilido që lexon këtë listë konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.

Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës.

Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit”, tha Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 7.02.2023 21:29