Apeli lë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Dedan Gjonin, Rexhep Rapi dhe Algert Rapi

Është lënë në fuqi masa e “arrestit në burg” ish-zyrtarin e Policisë Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, dhe Algert Rapi.

Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ish-zyrtari i policisë Dedan Gjoni, ka qenë më detyrë në Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Arapin, për të nxjerrë në pritë me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Kujtojmë se Dedan Gjoni u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani”.


Shtuar 25.01.2024 10:38