Grupi i hakerëve ndërkombëtarë, Anonymous, ka arritur të depërtojë tek qindra transmetues rusë dhe u ka shfaqur sot gjatë ditës pamje të gjendjes së luftës në Ukrainë.
Kolektivi i hakerave Anonymous sot ka hakuar shërbimet ruse të transmetimit Wink dhe Ivi dhe kanalet televizive drejtpërdrejt Russia 24, Channel One, Moscow 24 për të transmetuar pamjet e luftës nga Ukraina.
Rusia u ka shpallur luftë mediave të lira dhe transmetimi i lajmeve të luftës ka qenë jashtëzakonisht i vështirë në Rusi ose propagandues. Rusia ka kaluar një ligj që ndalon lajmet e “rreme” dhe kështu shumë media kanë mbyllur selitë e tyre.
#Anonymous invades Russian state channels and streaming services to broadcast the reality of the war in #Ukraine. pic.twitter.com/VIlSwtgxQg
— Anonymous (@YourAnonIRC) March 6, 2022