Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kur do të shpallet pronari i ri i klubit shkodran

Ankandi për privatizimin e klubit të Vllaznisë ka nisur me fillim nga ora 10:00, por sot nuk do të ketë një fitues.

Referuar ligjit të ankandeve për të mësuar emrin e pronarit të ri të skuadrës së Vllaznisë do të vendoset pas 17 ditësh. Në sallën e Këshillit Bashkiak e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura janë parë disa nga blerësit e mundshëm me në krye Alban Xhaferin dhe Almiro Gurakuqi, njofton Panorama Sport.

Sot do të paraqesin ofertat e tyre përpara komisionit që do t’ua bëjë publike të gjithë të pranishmëve. Procedura do të zgjasë me dy takime të tjera, një pas 10 ditësh dhe një pas 17 ditësh për të mësuar emrin e pronarit të ri të Vllaznisë, gjithnjë nëse nuk do të ketë ankimime.

Shtuar 11.05.2021 01:05