Duket se Mbretëria e Bashkuar do të nisë kthimin mbrapsht të azilkërkuesve në vendin e saj.
Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike.
Sekretari i Brendshëm Priti Patel vizitoi kryeqytetin e Ruandës, Kigali, të enjten për të nënshkruar atë që të dy vendet e quajtën një “partneritet për zhvillimin ekonomik”.
Sipas këtij plani, refugjatët që do të mbërrijnë në Britani të Madhe me kamionë apo me varka përmes Kanalit Anglez, do të merren nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe do të dërgohen 6,400 kilometra larg për në Ruanda, një herë e mirë.
Kujtojmë se një plan i tillë ka qarkulluar muaj më parë edhe për Shqipërinë si vend pritës i azilkërkuesve të Anglisë, por lajmi është mohuar nga autoritetet e vendit tonë.