Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Begaj gjatë një postimi në Twitter ka dënuar shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë.
“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.
Strongly condemning Russia’s repeated violation of Ukraine’s territorial integrity. The open & flagrant defiance of international laws & community by Russia is bad news for world peace and order. https://t.co/2YHaLrmMC5
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 30, 2022