Një zyrtar i Kremlinit në Moskë, sot, nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me kufijtë e saktë të Khersonit dhe Zaporizhzhia, dy nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia synon t’i aneksojë më vonë.
Duke iu referuar aneksimit të Krimesë tetë vjet më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia brenda kufijve të vitit 2014”.
I pyetur për territoret e Kherson dhe Zaporizhzhia, kjo e fundit nuk është nën kontrollin e plotë rus, Peskov dukej më pak i sigurt.
“Më duhet ta sqaroj këtë, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje tani,” mësohet të ketë thënë Peskov, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Aneksimet e shumta do të zyrtarizohen në orën 13:00 BST në një të ashtuquajtur ceremoni nënshkrimi./albeu.com