Aktivisti Andi Tepelena, deklaroi në një intervistë për “News24” se protesta po fiton pjekuri nga dita në ditë, ndërsa kërkesa për largimin e Ramës mbetet e pandryshuar që prej ditës së parë.
Duke folur për padinë e depozituar në SPAK lidhur me “Albanian File”, ai theksoi se qytetarët shqiptarë presin drejtësi dhe se Prokuroria e Posaçme tashmë disponon të gjitha indiciet dhe shkeljet ligjore.
Të lidhura
None found
“Po përmbushim detyrën tonë qytetare, duke i vënë SPAK-ut në dispozicion indiciet dhe shkeljet ligjore, dhe shpresojmë që ai të marrë vendimet e duhura. Qytetarët kanë pritshmëri të larta dhe shumë shpresë. Kjo situatë po zhvillohet tani për shkak se Rama nuk ka reflektuar. Janë 5 pika ku qëndrohet fort, ndërkombëtarët kanë reaguar dhe mediat botërore i hapin faqet e tyre me korrupsionin në Shqipëri. Duhet ta themi se Rama shënon autogol çdo ditë. Edhe ‘Albanian Files’ ishte një autogol i Ramës. Sot investitori deklaron se ka gabuar, por kush do t’i paguajë dëmet? Nuk duhet të harrojmë as aeroportin e Vlorës. Protesta e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet, ndërsa Shqipëria ka mbetur peng i politikave të vjetra”, u shpreh Tepelena.
