Andi Bushati: SPAK duhet të shkonte të hoteli në Itali, të vërtetonte akuzat e Ahmetajt për Ramën

Analisti Andi Bushati sulmoi ashpër SPAK-un pse nuk reagon për akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për Ramën dhe qeverinë e tij, dhënë në një emision televiziv. Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SPAK-u duhet të shkojë te hoteli i përmendur nga Ahmetaj në Itali dhe të vërtetëojë akuzat e tij.

“Arben Ahmetaj që bëri denoncim se një njeri i paguan Ramës 10 mijë euro në javë Ramës, por të kishte SPAK merrte çarter dhe shkonte atje te hoteli në Itali, te detoksi dhe na thoshte o është e vërtetë ose jo. SPAK merr dëshmitë e Idajet Beqirit, por të të ish-zv/kryeministrit.

Ish-zv/kryeministri i këtij vendi që Edi Rama e ka lënë për 10 vite në atë post. Ne nuk e kishim te SPAK, e kishim te Arben Ahmetaj.

Po ai Dumani, ai i penduari i drejtësisë, çfarë është? Vrasës është edhe ai, po SPAK e merr parasysh. Kurse zv/kryeministrin e këtij vendi, SPAK nuk e merr parasysh.

Edi Rama mund të mos ketë qenë fare atje ku thotë Ahmetaj, mund të ketë harxhuar, 3 mijë apo 5 mijë euro, por unë them se Rama na ka servirur për 10 vjet Ahmetajn, por SPAK në këtë moment që ka vënë standard që i thotë Berishës pse të ka paguar vajza pushimet, duhet të shkojë atje ta vërtetojë”- tha Bushati.


Shtuar 30.01.2025 22:57