Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, aktori i njohur Laert Vasili, një ndër finalistët më të spikatur të këtij sezoni, ka reaguar me tone të forta ndaj rezultatit të spektaklit dhe fituesit të tij.
Në një interviste, Vasili nuk kurseu ironinë dhe zhgënjimin për mënyrën se si u vlerësua loja brenda shtëpisë.
Ai e pranoi fitoren e kundërshtarit të tij, por në mënyrë sarkastike, duke theksuar se ajo nuk ishte rezultat i talentit apo punës, por i kaosit që solli.
“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti.