Alqi Bllako kërkon pafajësinë, Prokuroria kundërshton vendimin, SPAK apelon edhe dënimin e Kokës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar pafajësinë e Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit.

Gjithashtu, prokurorët e SPAK ka ankimuar në apelin e posaçëm dhe vendimin për Lefter Kokën, ku ky i fundit u dënua vetëm për veprën penale të korrupsionit.

SPAK kërkon në apel dënimin e Bllakos dhe Kokës, njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

Ky i fundit vijon qëndrimin në qeli, për shkak të dënimit të tij me 2.8 vit burg sa i takon përfshirjes së tij në inceneratorin e Fierit, e po ashtu dhe nga masa për inceneratorit të Tiranë.