Ligjvënësi demokrat Tomorr Alizoti thotë se Rama ka xtreguar se është i aftë të asgjësojë këdo që e pengon në mbajtjen e pushtetit të tij.
Pak minuta nga nisja e protestes kombëtare, Alizoti thotë se asgjësimin e ka treguar përmes arrestimin të liderit të opozitës me dosje të stisur, ashtu sikurse burgosjen e Salianjit pse denoncoi publikisht krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.
Sipas Alizotit, sot qytetarët kanë të gjitha arsyet për të protestuar, dhe jo të bëjnë opozitarizmin përballë pushtetit me zgjedhje të tilla si, braktisja e Shqipërisë.
“Rama ka treguar së është i aftë të asgjësojë këdo. Ka arrestuar një deputet, i cili deri më tani s’ka marrë asnjë pushtet.
Është një protestë për demokratët, opozitarët, kush nuk del sot , tregon dobësi. Është shpopulluar vendi, të rinjtë nuk krijjnë familje këtu.
Shqiptarët kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me zgjedhjet e tyre. Kanë ikur, kriza është aq e madhe sa ngjan si luftë.
Korrupsioni është aq i madh, aq i madh është dëmi në ekonomi që ky pushtet i ka kushtuar vendit. Si mund të përjashtosh 24 deputetë, ata vijnë nga populli dhe votuesit.
Në Evropë e Mesdhe ka përplasje të mëdha dhe është normale. Me këtë Rama e ka sfiduar opozitën, dhe kjo s’duhet të na stepë.
PD është një parti e djathtë dhe këtij vendi këtu ia kanë sjellë ndërkombëtarët. Ai që e ka mbajtur vendin larg BE, është gjyshi dhe baballarët e këtij pushteti”, u shpreh Alizoti.