Alibeaj: Të martën çelim fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe garën për bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të hapë zyrtarsht fushatën për zgjedhjet lkale ditën e martë në orën 17:00.

Ka qenë kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i cili ka dhënë lajmin përmes facebook, ndërsa iu bën thirrje demokratëve të Tiranës që të jenë prezent në pallatine Sportit “Fahrie Hoti”.

Postimi i Alibeajt:

Të dashur demokrate dhe demokratë, të dashur qytetarë të Tiranës, Partia Demokratike iu fton në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 14 majit dhe garën për bashkinë e Tiranës.

Të martën, ora 17.00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”.


Shtuar 16.04.2023 21:46