Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI-ja ka siguruar fitore të madhe edhe këtë herë.
“Në Likovë kanë rezultat të thellë, në Saraj, Pllasnicë. BDI udhëheq në Tetovë, Çair, Kërçovë, Strugë, në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Haraçinë, Dollnen”, deklaroi Ahmeti.
Ai u shpreh se në Dibër Çashkë e Vrapçisht do të jenë në rreth të dytë, ndërkohë për Gostivarin u shpreh se kanë rritur 100% votat në këtë proces zgjedhor, por se akoma nuk kanë rezultate përfundimtare.