Albumin e ri ia kopjoi Elvana Gjatës? Elhaida Dani reagon ndaj kritikave (VIDEO)

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.

Mesa duket një projekt i madh fshihej pas gjithë punës së artistes në vendin tonë.

Së fundmi ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.

Ky projekt muzikor ka pasur mbështetjen e madhe të publikut dhe po ashtu edhe të personazheve të njohur, mirëpo nuk kanë munguar as kritikat.

Ka pasur nga ata që e kanë krahasuar punën e këngëtares me atë të Elvana Gjatës. Kjo e fundit, solli më herët një mini album me këngët të shoqëruara me klipe.

Në lidhje me këtë, Elhaida Dani është përgjigjur për “T7” duke e mohuar, por dhe pranuar se Elvana ka qenë e para që solli një gjë të tillë në vendin tonë.

‘’Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë artistëve tjerë për ta bërë.’’, tha Elhaida.


Shtuar 25.09.2021 08:43