Akuzohet për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu dërgohet në burgun e Koridhalos, kërkon azil në Greqi

Laert Haxhiu do të dërgohet dërguar sot në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalos.

Mediet greke raportojnë se Laerti ka kërkuar të mos e ekstradojnë drejt Shqipërisë, ndërsa pritet të kërkojë azil në Greqi.

Kujtojmë se Laert Haxhia u arrestua mbrëmjen e së hënë në Janinë të Greqisë. Ai u la në burg me masën ‘arrest me burg’ për 40 ditë.

Sipas avokatit të tij, shkruan mediat greke, Haxhiu nuk i pranon akuzat për vrasjen në Lushnje në vitin 2017 që la dy të vdekur dhe dy të plagosur dhe nuk dëshiron të ekstradohet në autoritetet shqiptare, por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare pritet të kërkojnë menjëherë ekstradimin e tij në shtetin fqinj.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushjnë. Haxhiu cilësohe si një nga pesë njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare.

Haxhiu u kap mbrëmjen e së hënës nga policia greke me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin me inicialet Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji./albeu.com/