Akuzat për mashtrim, flet për herë të parë burri i Fjolla Morinës

Fisnik Syla, parnteri i Fjolla Morinës ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë nga një kompani turistike. Pronari i kompanisë pretendon se biznesmeni nuk ka paguar shumën prej 21 mijë eurosh të udhëtimit në Maldive. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fisniku tregoi anën e tij të historisë.

“Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën.

Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet. Nuk e njoh aspak as nuk e di se çfarë agjensie është. Jam konsultuar dhe me avokatin tim, sot dorëzova kallëzimin penal për shkelje të privatësisë.”, tha ai. /albeu.com

 


Shtuar 4.02.2022 09:53