Akuza e rëndë e Bashës: Në këtë shkollë në Durrës, do të pastrohen paratë e bandave!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë seancës së sotme parlamentare.

Basha deklaroi se një shkollë në Durrës, “Naim Frashëri” nuk do të ndërtohet por në truallin e saj do të bëhet një qendër tregtare.

Sipas Bashës, në këtë qendër tregtare, sipas tij do të “pastrohen paratë e Çelajve, Dakove…”

Lulzim Basha: Sepse nuk ka shkolla sepse premtimi që shkollat do të ishingati këtë vit nuk u mbajt. Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës, do të ndërtohet më tej sepse do të grabitet trualli për të bërë qendër tregtare për të pastruar para, paratë e Çelajve, Dakove… /albeu.com