Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për revoltën që ka shpërthyer për Zvërnecin.
Ai deklaroi se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike.
Të lidhura
None found
Qori deklaroi se protesta do të vijojë.
“Që ditën e shtunë kemi qenë në Zvërnec, kemi qenë dëshmitarë të rrëmbimit të personit nga policia private, memecërisë dhe shurdhërisë së Policisë së Shtetit. Kemi qenë pjesë e dy protestave në Tiranë dhe besoj ftesa jote ka qenë e para që kam marrë në televizionet shqiptare, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet nami. Ftesa e parë më ka ardhur dje në Kosovë, sepse televizioni Tëvë 1 u shqetësua. Këtu censurë absolute. Vetëm sot që ka dalë Rama janë kujtuar për atë që po nodh. Në Shqipëri po ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Shpronësimi i pronarëve, procesi i shpronësimit nga pasuria jonë e përbashkët publike, është pronë dhe pjesë e trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore. Telat me gjemba janë tregues shumë i rëndësishme, zhveshje e qytetarëve nga prona e tyre. Nuk ka vend ku është rrethuar plazh me tela me gjemba. Ca gra kaluan në det që të futeshin brenda tokave të tyre. Burrin që rrëmbyen dhe i vunë pistoletën në kokë, e kapën te ajo zonë me tela.
Ndaj kësaj dhune, fizike dhe dhunës strukturore, akumulimit përmes shpronësimit, kjo ka qenë arsyeja për në Zvernec dhe në Tiranë, kanë dalë qytetarët në sheshet e Shqipërisë. Kjo është protesta më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, më e madhe se protesta e studentëve.
Sot që flasim Rama flet dhe më sulmon mua, Berisha del dhe thotë jemi pro invsetimit, pra është në krah të Ramës dhe kjo përgjigje nga populli atje, e di ç’kanë thirrur sot? “Anullo projektin”, “Dorëheje Ramës”, “Rama në burg dhe Berisha në burg”. Kurrë nuk ka patur në Shqipëri thirrje të tilla. Strukturat e poshtra të partive të vjetra politike nuk kanë qenë të pranishme. Nuk janë afruar patronazhistët, berishistët. Masa e madhe e qytetarëve thërrisnin që këta dy bashkëfajtorë, të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burg.
Njerëzit kërkojnë që protesta të vijojë dhe të jetë masive”, deklaroi Qori.
