“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri dhe Sara në televotim, fermerët nuk kursejnë akuzat për njëri-tjetrin

Zhaku, Iliri dhe Sara janë 3 fermerët që janë në televotim dhe njëri prej tyre do të largohet mbrëmjen e sotme.

Këto ditë nuk kanë qenë dhe shumë të qeta, ku tensionet dhe përplasjet kanë qenë të larta.

Të lidhura

None found

Sara, u shpreh se është munduar të jetë si në normalitet, teksa thekson se emocionet 2 javë para finales janë të mëdha.

Ajo shtoi më tej se ka qenë vetvetja dhe nuk ka krijuar asnjë situatë kot.

“Unë kam emocione, jo vetëm që jam në nominim me Zhakun dhe Ilirin, por me këdo që do isha në nominim dy javët e fundit patjetër që janë emocionuese. Por jam e qetë sepse nuk do bëja asnjë gjë ndryshe. Jam e qetë sepse kam qenë kjo që jam edhe po ta përserisja të njëjtën eksperiencë. Nuk kam pishmane që jam këtu se i kam bërë sulme dikujt. Edhe këto ditë jam munduar të jem siç jam në normalitet. Unë nuk stis dot situate nga hiçi. Mendoj që njerëzit që stisin gjërat janë të dukshëm edhe nga jashtë. Publiku vendos nëse do njerëz që punojnë e kam argëtuar apo njerëz që janë me hënë dhe varet ku i kap nominimi”, tha Sara.

Por Zhaku akuzoi të gjithë fermerët se janë manipulatorë dhe se ajo po argëtohet duke u tallur me ta.

“Këta janë të gjithë manipulatorë dhe mashtruesa dhe unë po argëtohem duke u tallur me këta. Vazhdon të jetë një përvojë shumë e bukur”, u shpreh Zhaku.

Iliri akuzoi Zhakun për agresivitet të shumtë dhe të panevojshëm gjatë qëndrimit në fermë.

“Të dëgjosh se si një person agresiv të analizojë të tjerët është e papranueshme. Rastet e agresivitetit janë të panumërta dhe të padobishme. Nëse Zhaku qëndron sot, do jetë zhgënjim”, tha Iliri.


Shtuar 1.06.2026 22:03

Tags: , ,
meritkingcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismatbet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetmatbetJojobetCasibomkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişcasibomCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş