Aksion në një dyqan celularësh në Tiranë, policia i vë prangat biznesmenit

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tregtimit të aparateve celularë të kontrabanduar dhe ka vënë në pranga pronarin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 4”, kanë arrestuar shtetasin E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 12.11.2022 13:54