Aksidentohet zjarrfikësja në Shkodër, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër. Një automjet zjarrfikës është aksdientuar pasi dyshohet se shoferi në një moment ka humbur kontollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi shtetasi K. M., 30 vjeç dhe një tjetër punonjës i zjarrfikëses, shtetasi R.K.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.


Shtuar 11.09.2024 21:16