Aksidentohet me motor në Itali, ndërron jetë në vend 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas aksidentit me motor. Riccardo Kahuqi humbi kontrollin e motorit e më pas u përplas me një kamion. Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar, me banim në San Gemini, humbi jetën në vend.

Nga ana tjetër, e dashura e tij, që po udhëtonte me të, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme përgjatë Flaminia, midis San Carlo dhe Molinaccio di Spoleto.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet kanë nisur./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 13:38