Aksidenti tragjik që i mori jetën 8-vjeçares në Lalz, shoferi kishte vetëm 4 ditë që kishte marrë patentën

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Gjirit të Lalzit, ku një automjet përplasi për vdekje për vajzë 8-vjeçare. E mitura kishte ardhur bashkë me prindërit e saj në Shqipëri për pushime, ndërsa ishin nga Sllovenia. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është 18-vjeçari Genci Gjura. Ky i fundit u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas- Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë raportohen detaje të reja lidhur me aksidentin që i mori jetën të miturës 8-vjeçare. Sipas raportimeve, 18-vjeçari që drejtonte makinën kishte vetëm 4 ditë që ishte pajisur me patentë, çka duket se kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai nuk ka mundur të manovrojë dhe për pasojë ka përplasur 8-vjeçaren. E mitura ishte në praninë e prindërve, të cilët kishin ndaluar makinën për të bërë blerje në market. Prindërit kanë qëndruar në makinë dhe kanë dërguar vajzën për të bërë blerje. Në momentin që po kalonte rrugën, 8-vjeçarja është përplasur nga automjeti, ndërsa drejtuesi nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike apo narkotikëve, pas testeve të kryera.


Shtuar më 8.07.2024 16:54

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş