Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e e djeshme në Vlorë.
Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin Vlorë-Kotë, duke lënë fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë.
Ky i fundit ishte pasagjer në një prej automjeteve të aksidentuara.
Vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri i tretë nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë.
Ne aksident u përfshinë një ”Benz” me targa FR4044C AA i ciki drejtohej nga nje 30-vjeçar dhe automjeti tip “Ford” me targa AB309FL.
Dy drejtuesit e automjeteve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Identiteti i viktimave ende nuk bëhet i ditur.

