Aksidenti tragjik në Korçë/ 65-vjeçare humb jetën, shpallet në kërkim i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 65-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi Guri Metko 27 vjeç, ka përplasur këmbësoren S. Q., e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë një ndjekje intensive dhe analizimit të kamerave të sigurisë, ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Policia vazhdon punën për kapjen e tij. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 5.04.2025 19:56

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş