Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë shoferi i fuoristradës që u akisdentua dhe ra në humnerë disa ditë më parë në Dukagjin, në fshatin Plan.
Shoferi Gjelosh Rushaj u dërgua me helikopter të enjten e kaluar në gjendje të rënduar shëndetësore më spitalin e Shkodrës e më pas në Tiranë, por për fat të keq nuk ia doli.
Rruga e Dukagjinit është ndër më problematiket në të gjithë veriun e vendit dhe mbi 50 persona kanë humbur jetën në 30 vitet e fundit.
Banorët e kësaj zone u ngritën në 2 protesta përpara bashkisë së Shkodrës por ende nuk ka asnjë reagim për nisjen e punimeve në këtë rrugë./albeu.com/