Aksidenti me tre të vdekur në Gjakovë, njëri prej tyre është nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovë ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë kushtet e këqija të rrugës ndërsa mësohet se makina është përplasur në urë.

Dy persona janë kosovarë ndërsa i treti është nga Shqipëria”.

Lidhur me aksidentin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj shkruan ekspress.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

 

 


Shtuar 17.04.2021 11:17