Aksidenti ku humbi jetën 6-vjeçari, familja kosovare ishte duke ardhur nga Turqia

Mëngjesin e sotëm një aksident fatal ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë ku kanë mbetur i pajetë një fëmijë 6-vjeçar ndërsa tre familjarët e tjerë janë lënduar.

Drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33-vjeç po udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, por ka humbur kontrollin e makinës.

Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.

Bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com

Shtuar 30.08.2022 08:22