Aksidentet tragjike që po marrin jetë njerëzish, thirrje për protestë sensibilizuese në Tiranë

Duke marrë shkasë nga aksidenti me 4 viktima sot dhe aksidentet e tjera që marrin shumë jetë njerëzish nga papërgjegjshmëria në rrugë, është thirrur një tubim sensibilizues në Tiranë.

Protesta është thirrur që të mbahet nga sheshi “Skënderbej” dhe më pas të marshohet deri tek Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transporteve.

Protestuesit janë ftuar të shtrihen në tokë dhe të hiqen si të vdekur, në shenjë sesibilimi për jetët e humbura në aksidentet tragjike.

Tubimi është thirrur që të mbahet ditën e sotme në orën 20:00./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 17:51