Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur në Indi, ku të paktën 26 persona raportohet se kanë ndërruar jetë.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se aksidenti ndodhi pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys dhe ra në një liqen në shtetin Uttar Pradesh të Indisë veriore, thanë autoritetet.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin Kanpur. Automjeti, i cili transportonte rreth 50 persona që ktheheshin nga një pelegrinazh në një tempull, doli nga rruga, në rrethana të paqarta, u përmbys dhe ra në liqen.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu dhimbjen e tij më të thellë. Në një postim në Twitter ai tha: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit. Lutem për të lënduarit”, duke shtuar se autoritetet lokale janë mobilizuar për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme.