Një aksident ka ndodhur në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për ndihmën e parë.
Gjithashtu raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.