Pak minuta më parë, në kryqëzimin e “Vorrit të Bomit” është shënuar një aksident rrugor.
Pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, që po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po u japin ndihmën e parë personave të përfshirë.
Të lidhura
None found
Nga pamjet filmike kuptohet se ka persona të plagosur.
Aksidenti ka sjellë rëndim të qarkullimit në këtë kryqëzim, duke shkaktuar edhe vonesa në trafik.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit, teksa priten informacione zyrtare në vijim.
