Aksident në Tiranë, përplasen 5 mjete

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte kur 5 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar njëra nga drejtueset e mjeteve, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 8.06.2021 19:19