Aksident në Tiranë, përfshihen dy makina, lëndohet kalimtari

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve policia thotë se ka mbetur i plagosur një këmbësorë, i cili është dërguar në spital për ndihmë të nevojshme.

Ndërkohë po kryhen hetime për sqarimin e këtij aksidenti, për zbardhjen e shkaqeve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të fajttorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 17.09.2021 23:57