Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër ku një automjet ka përplasur një adoleshte. Pasi e ka përplasur, shoferi i makinë edne i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të miturën të lënduar në rrugë.
Njoftimi i policisë Shkodër
Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.
Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.