Aksident në Rrugën e Kombit/ Përplasen dy automjete, 4 të lënduar dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen pranë urës së ‘Zogut’.

Si pasojë e përplasjes së një Minicoper me një mjet tjetër tip Golf, kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit.

Të lidhura

None found

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.

 


Shtuar 26.03.2026 15:55