Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga dhe përfundon buzë lumit

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident është regjistruar në segmentin e Rrugës Arbrit tek Ura e Çerenecit, një mjet ka dalë nga rruga.

Mjetin tip Golf 5, e drejtonte një grua e cila ka shpëtuar mrekullisht nga ky aksident pa lëndime, vetëm ka pasur dëme materiale.

Siç duket edhe nga pamjet, makina duket që ka përfunduar buzë lumit dhe që ka rënë nga lartësia e rrugës.


Shtuar 29.05.2024 09:36