Aksident në Lushnje/ Makina përplas 45-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi, është regjistruar në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Të lidhura

None found

Mësohet se ai kishte kaluar barrierën anësore mbrojtëse dhe, pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të mjetit për të shmangur përplasjen, aksidenti nuk është evituar.

Si pasojë, 45-vjeçari i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 18.03.2026 09:27