Aksident në Librazhd, kamionçina kthehet përmbys, lëndohet shoferi

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Librazh-Përrenjas. Një kamioncion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në asfalt.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 22:49