Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Mëngjesin e sotëm, një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të tij.


Shtuar 18.12.2025 09:44

Tags: ,