Aksident në By-Passin e Rrugës së Arbrit, njëri nga shoferët largohet nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në By-pasin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet tip “Benz” i aksidentuar, që dyshohet të jetë përplasur me një tjetër mjet.

Ndërsa makina tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Banorë të zonës thanë se në mjetin tip “Benz” ka të dëmtuar të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt Klosit. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë rrugore të Tiranës./Albeu.com


Shtuar 10.11.2023 11:20