Aksident në aksin Levan–Tepelenë, përplasen dy automjete, plagosen dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan -Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.


Shtuar 23.12.2023 20:31