Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas motorin dhe largohet, dy të rinj në gjendje kritike

Dy të rinj që udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, pasi janë përplasur nga një makinë. Ata ndodhen në spital dhe siç raportohet, janë në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Rus” të kryeqendrës së veriut, kur drejtuesi i një mjeti ende të paidentifikuar i ka prerë rrugën motorit dhe për pasojë dy të rinjtë janë përplasur në trotuar.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po ashtu, nuk po bëhen verifikime dhe për drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, pasi ai është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas nuk ka dhënë ndihmën e parë dhe as ka njoftuar shërbimet mjekësore. Kanë qenë qytetarët e Shkodrës që kanë njoftuar ambulancën, e cila i ka dërguar menjëherë dy të rinjtë në Spitalin Rajonal, për kujdes të specializuar.


Shtuar 23.04.2025 23:07