Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në aksin Stjar-Brakaj, ku kanë mbetur të plagosur 3 adoleshentë.
Burime bëjnë me dije se një makinë “Benz”, ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç.
14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime. Policia ndodhet në vendngjarje.